Telegrafi

David Schwimmer mohon thashethemet për një lidhje me Jennifer Aniston

(Foto: People)

Pasi yjet e kult serialit “Friends”, Jennifer Aniston dhe David Schwimmer, pranuan publikisht se mes tyre kishte shkëndija, të martën u përhapën spekulime se ata i kishin lënë të hapur mundësinë për një romancë.

Megjithatë, një përfaqësues i aktorit i ka ndërprerë thashethemet duke thënë se ato ishin të rreme, duke përjashtuar spekulimet se të dy mund të ishin vërtet një çift në jetën reale.

Shpresa për një marrëdhënie të mundshme midis Aniston dhe Schwimmer u rrit në kohët e fundit, pasi çifti pranoi se kishin ndjenja për njëri-tjetrin gjatë xhirimeve të “Friends”.

(Foto: The Indipendent)

Gjatë edicionit të ribashkimit, David i kishte thënë moderatorit James Corden se kishte simpati, por që një lidhje nuk ishte e mundur sepse njëri prej tyre ishte gjithmonë në një lidhje dhe ata kurrë nuk e kaluan atë kufi.

Lexo po ashtu Rutina që Jennifer Aniston ndjek për të qëndruar në formën në moshën 52-vjeçare

“Pas ribashkimit, u bë e qartë se kujtimi i së kaluarës ngjalli ndjenja te të dy dhe se kimia që ata duhej të varrosnin ishte akoma atje”, është shprehur një burim që i kishte nxitur spekulimet në mediat amerikane.

Nuk është për t’u habitur që ky lajm i trazoi edhe rrjetet sociale, pasi fansat shpresonin se një nga çiftet më të famshme televizive mund ta bartte romancën edhe në jetën reale pas afro dy dekadash. /Telegrafi/