Site icon Telegrafi

David Malpass zgjidhet në krye të Bankës Botërore

Presidenti amerikan Donald Trump dhe David Malpass | Foto: Alex Wong/Getty Images/Guliver

David Malpass është zgjedhja e presidentit amerikan Donald Trump për kreun e Bankës Botërore që është zgjedhur zyrtarisht për këtë rol dhe do të nisë detyrën me 9 prill. Ai ka qenë më parë këshilltar ekonomik i presidentit amerikan, gjatë fushatës së vitit 2016.

Caktimi i tij ka tërhequr diskutime dhe disa shqetësohen se Malpass, një kritik i bankës, do të kërkojë të reduktojë rolin e saj. Në të shkuarën, ai e ka kritikuar Bankën Botërore dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Lexo po ashtu Trump me kandidat për ta udhëhequr Bankën Botërore (Foto)

Për t’u bërë president i Bankës Botërore, Malpass fitoi aprovimin unanim nga 25 bordet ekzekutive të institucioni.

Lexo po ashtu Ministri Bedri Hamza përkrah David Malpass për President të Bankës Botërore

Malpass ka drejtuar një serë kompanish financiare derisa mori rol në Thesarin, si nënsekretar për çështjet ndërkombëtare. /Telegrafi/

Exit mobile version