Telegrafi

David Luiz shfrytëzoi amatorizmin e Mignolet (Foto)

Simon Mignolet po vazhdon të bëjë gabime nga më të ndryshmet te Liverpooli.

Belgu bëri gabim trashanik te goli i Chelseat, autor i të cilit ishte David Luiz.

Teksa gjyqtari Mark Clattenburg fishkëlleu braziliani u nis dhe gjuajti bukur dhe në fund befasoi portierin e Reds.

Mignolet ishte duke folur me lojtarët e tij dhe ishte i vendosur shumë keq dhe kjo ka mjaftuar që drejt  tij tifozët të fillojnë me kritika të mëdha.

Takimi përfundoi me rezultat 1-1/Telegrafi/