David Luiz është një tjetër futbollist i Chelseat që ka deklaruar se vendosi të qëndronte në Stamford Bridge vetëm pas largimit të Antonio Contes.
Pas deklaratave të Willian, edhe bashkëkombësi i tij ka thënë se po të mos shkarkohej strategu italian, qendërmbrojtësi do të largohej nga Blutë.
Në edicionin e kaluar, Luiz kishte pasur mosmarrëveshje me Conten, prandaj nuk ka dashur të vazhdojë të luajë nën urdhrat e tij.
“Po të kishte mbetur i njëjti trajner, natyrisht se të gjithë e dinë se unë do të kisha ndërruar klub”.
“Tash jam këtu dhe jam i lumtur”, ka deklaruar mbrojtësi në një prononcim për Sky Sports.
31-vjeçari ishte në formacionin e Maurizio Sarrit në fitoren prej 2-1 në udhëtim te Neëcastle United.
Kujtojmë që kjo është hera e dytë që David Luiz është kthyer te Chelsea (nga viti 2016). Për herë të parë kishte luajtur gjatë viteve 2011–2014 duke arritur ta fitojë Ligën e Evropës dhe Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/