David Luiz nuk ka ngurruar që t’i thumbojë tifozët e Chelseta në postimin e fundit në rrjetet sociale.
Arsenali e ka mposhtur Tottenham Hotspurin në kuadër të javës së 28-të në Ligën Premier me rezultat 2-1.
The Gunners triumfuan me përmbysje ndaj Spurs, duke marrë kështu tre pikë mjaftë të rëndësishme.
Por, vëmendja (së paku e tifozëve të Chelseat) kaloi te Luiz që bëri një postim në rrjetet sociale duke treguar se Londra është e kuq.
“Londra është e kuqe”, ka shkruar Luiz në rrjetet sociale.
Por, duke shikuar nga e kaluara, mbrojtësi brazilian periudhën më të mirë në karrierë e kishte te The Blues, mirëpo duket se tashmë e ka lënë pas shpine. /Telegrafi/