Boksieri britanik, David Haye, ka pranuar humbjen e tij në rimeçin ndaj Tony Belleë të zhvilluar në Londër.
Ishte O2 Arena në Londër që priti një ripërsëritje të duelit nga viti i kaluar.
I cilësuar si favorit, Haye u prit që të arrinte maksimumin e tij në këtë duel mjaft interesant.
Por, vetëm pas pesë raundeve ai ishte tri herë i rrëzuar në ring dhe kjo detyroi gjyqtarin të përfundojë këtë përballje.
Vet Haye nuk e di nëse ky është fundi i tij, por pranon humbjen ndaj atij që e quan “boksier më të mirë”.
https://twitter.com/NextUKFight/status/992888183393316864
“Tony boksoi një luftë mjaft të mirë, ai bëri disa lëvizje të mençura. Ai boksoi mirë, unë jo, është aq e thjeshtë”.
“Unë mendova se isha i përgatitur për ta mposhtur, por del se unë nuk isha, kështu që ai është kampion i madh. A është fundi? Nuk jam ndjerë mirë sonte (e dielë), por nuke di. Humba ndaj një boksieri më të mirë, kështu që përgëzime Tony”, u shpreh David Haye.
David Haye si 37 vjeçar ka një karrierë mbresëlënëse si boksier, e përshkruar nga lëndime viteve të fundit që ja ka pamundësuar rikthimin në majen e boksit botëror. /Telegrafi/