David Haye është kthyer prapa për të folur rreth kundërshtarit të tij të përbetuar, Wladimir Klitschko, prej të cilit u mposht në vitin 2011.
David Haye u mposht nga Klitschko pas një vendimi unanim gjyqtarësh me pikë në vitin 2011.
Ai duel ishte shumë i kontestuar pasi Haye kërkoi një duel tjetër sepse tregoi se ishte i lënduar gjatë duelit, shkruan Telegrafi.
Dhe, para një prej përballjeve më të forta të boksit ndonjëherë është David Haye ai që ka analizuar Klitschkon në disa pyetje të Sky Sports mbi vështirësinë e të përballurit me ukrainasin.
Cila është gjëja më frustruese gjatë boksimit me Klitschkon?
Haye: Nëse nuk ndodh asgjë, ai është i kënaqur. Ashtu sikurse ai ishte i kënaqur në atë duelin ndaj Tyson Furyt. Ai është i kënaqur nëse nuk ndodh asgjë sepse unë nuk mendoj se ai ka më energji.
Si mund të parandalohet Klitschko nga “të mos ndodhurit asgjë” në duelet ndaj tij?
Haye: Mos e prisni atë që të krijojë një luftë. Shkoni pas tij.
A pendoheni që nuk keni arritur të shkoni “pas tij” në mënyrë të mjaftueshme?
Haye: Ndoshta, kurrë nuk i dihet. Por, unë kam mundur që të bëj diçka duke luftuar dhe ai do të më nokautonte lehtë. Tash mund të them lehtë se “unë është dashur të bëj këtë, unë është dashur të bëj atë”.
A keni ndonjë pendim nga dueli ndaj Klitschkos?
Haye: Unë bëra më të mirën që kam mundur atë mbrëmje, por nuk ishte e mjaftueshme. Tash mendoj se nëse përgatitja ime do të ishte më e mirë, nëse do të përqafohesha, do të tërhiqesha ose do të vrapoja… në mendjen time them se kam mundur të bëj shumë më mirë. Gjithmonë e them këtë.
A është Klitschko ende i frikshëm?
Haye: Mos u mashtroni prej fjalëve të tij sepse unë e di se ai nuk mundet më që të godasë në shenjë.
Një këshillë për Joshuan?
Haye: Ai ishte një boksier tjetër dikur dhe sot. Nëse Joshua lufton Klitschkon që e luftova unë, atëherë unë do të kisha më shumë këshilla. Por në këtë moment, them se ai thjesht duhet t’i lëjë duart që ta godasin sa më shumë dhe të punojë fort në ring.
Klitschko dhe Joshua përballen nga ora 23:00 sonte mbrëma (e shtunë).
/Telegrafi/