David de Gea i ka dhënë donacion 200 mijë euro për viktimat e stuhisë spanjolle, që morën jetën e shtatë njerëzve.
Ka qenë ‘Kryqi i Kuq Spanjoll’ që e ka konfirmuar dhënien e donacionit nga ylli i Manchester United.
Ushtria po punon që t’i ndihmojë qindra njerëz që janë ngujuar, por edhe kanë mbetur pa shtëpi.
Një cicërim në Twitter me foton e portierit e ka konfirmuar dhënien e donacionit: “200,000 euro për t’i mbështetur njerëzit nga përmbytja në Alicante dhe Murcia”.
Con alianzas y apoyos llegamos a más personas. Muchas gracias @D_DeGea por tu solidaridad. #DANAseptiembre #DANAAlicante #DANAMurcia pic.twitter.com/VJiJ7kWsnh
— Cruz Roja Española (@CruzRojaEsp) September 19, 2019
“David De Gea, faleminderit për solidaritetin”.
Alicante dhe Murcia kanë qenë provincat që janë prekur më shumë nga stuhia.
De Gea, 28 vjeç, ka lindur në Madrid, por babai i tij është me origjinë nga Redovan, Alicante.
David de Gea has donated 200,000€ (£176,000) to the Spanish Red Cross to aid the clear up operation in the flooded areas of Alicante and Murcia.
More: https://t.co/ZRgDWQxlKt#MUFC #bbcfootball pic.twitter.com/S6vmQEG3nB
— BBC Sport (@BBCSport) September 20, 2019
Ai edhe më parë ishte futur në një listë me emra si Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, për solidaritetin në raste të shumta. /Telegrafi/