Telegrafi

David de Gea martohet me partneren prej shumë vitesh Edurne Garcia

David de Gea u bë lojtar i lirë në botën e futbollit të premten mbrëma, por ai nuk është më një lojtar i lirë në jetën e tij romantike.

De Gea, 32 vjeç, u martua me këngëtaren spanjolle Edurne Garcia, 37 vjeç, këtë fundjavë në Menorca.

Çifti u takua për herë të parë në nëntor 2010, rreth shtatë muaj para se De Gea t’i bashkohej Manchester United nga Atletico Madrid.

Foto: Mega Agency

Ata kanë një fëmijë së bashku, një vajzë të quajtur Yanay, e cila ka lindur në vitin 2021.

Lexo po ashtu De Gea ka ofertë nga Al-Nassr, sërish bashkëlojtar me Cristiano Ronaldon?

Të shtunën në mbrëmje, De Gea dhe Edurne postuan tre foto dasme në Instagram krahas mbishkrimit: “Nuk mund të ishim më të lumtur!”.

Foto: Instagram

De Gea gjithashtu shkroi në Twitter: “Jeta është e bukur”.

Të porsamartuarit morën mesazhe urimesh në rrjetet sociale nga yjet e futbollit në të kaluarën dhe të tashmen, duke përfshirë Sergio Aguero, Sergi Roberto dhe Marcos Alonso, si dhe gruaja e mesfushorit të United, Casemiro. /Telegrafi/

Foto: Instagram