David de Gea u bë lojtar i lirë në botën e futbollit të premten mbrëma, por ai nuk është më një lojtar i lirë në jetën e tij romantike.
De Gea, 32 vjeç, u martua me këngëtaren spanjolle Edurne Garcia, 37 vjeç, këtë fundjavë në Menorca.
Çifti u takua për herë të parë në nëntor 2010, rreth shtatë muaj para se De Gea t’i bashkohej Manchester United nga Atletico Madrid.
Ata kanë një fëmijë së bashku, një vajzë të quajtur Yanay, e cila ka lindur në vitin 2021.
Të shtunën në mbrëmje, De Gea dhe Edurne postuan tre foto dasme në Instagram krahas mbishkrimit: “Nuk mund të ishim më të lumtur!”.
De Gea gjithashtu shkroi në Twitter: “Jeta është e bukur”.
Të porsamartuarit morën mesazhe urimesh në rrjetet sociale nga yjet e futbollit në të kaluarën dhe të tashmen, duke përfshirë Sergio Aguero, Sergi Roberto dhe Marcos Alonso, si dhe gruaja e mesfushorit të United, Casemiro. /Telegrafi/