Telegrafi

David De Gea konfirmon rikthimin në Mançester përmes rrjeteve sociale

David De Gea është rikthyer në qytetin e Manchesterit dhe këtë spanjolli e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale.

De Gea përmes një postimi në Instagram në pasditen e së martës, ka treguar për kthimin e tij në Angli për herë të parë që nga vera.

Sipas asaj që raporton Daily Mail, spanjolli është kthyer në Manchester për të rregulluar shtëpinë në të cilën jetonte përpara se të largohej nga Djajtë e Kuq.

Me Andre Onana që po përpiqet të mbushë boshllëkun e De Geas, është sugjeruar se Manchester United mund ta rikthejë 32-vjeçarin në afatin kalimtar të janarit.

De Gea muaj më parë njoftoi për largimin nga “Old Trafford” pas 12 vitesh te kaluara me fanellën e klubit anglez.

Lexo po ashtu Ka arsye specifike se përse Ten Hag nuk mund të kërkojë më shumë nga lojtarët e Man United

Ai u bë pjesë e Manchester Unitedit në vitin 2011 pas një transferimi nga Atletico Madrid dhe gjatë viteve të kaluara në Angli ai u shëndrrua në një nga lojtarët favorit të tifozëve./Telegrafi/