David De Gea është larguar nga Manchester United pas 12 viteve qëndrim në Old Traford.
Portieri spanjoll ka mbetur i lirë dhe po pret ofertën e duhur për ta vazhduar karrierën, edhe pse gjatë verës një gjë e tillë nuk erdhi.
Në fakt De Gea ka pasur disa oferta, por që asnjëra nuk e kënaqi spanjollin i cili ka vendosur të pres për më mirë.
Një mundësi e re spanjollit i ka ardhur për të luajtur në elitën e futbollit italian Serie A ku Roma ka shfaqur interesim.
Portieri aktual i Romës, Ruis Patricio ka dëshpëruar në këtë fillim sezoni dhe te Roma po mendojnë transferimin e De Geas.
Megjithatë sipas asaj që ka raportuar Calciomercato problemi më i madh qëndron te paga e portierit spanjoll i cili së fundmi te United ka fituar mbi 10 milionë euro në sezon.
Roma është e gatshme t’i ofrojë një kontratë dy vjeçare spanjollit, por me maksimumin e pagës prej 4,5 milionë eurove në sezon. /Telegrafi/