Ish-kryeministri britanik, David Cameron, me anë të një postimi në rrjete sociale ka njoftuar për takimin e tij me Yulia Navalnayan, gruan e Alexei Navalnyt i cili vdiq në burgun e Arktikut.
Ndryshe, Navalny si lideri më i shquar i opozitës ruse kishte qenë i burgosur që nga viti 2021 kur edhe u kthye nga Gjermania.
Edhe pse vdekja e tij ende mbetet mister, shumë besojnë se përgjegjës për vdekjen e tij është presidenti rus, Vladimir Putin, përcjell Telegrafi.
Madje, edhe Yulia beson se bashkëshorti i saj ka vdekur nga helmimi.
Ajo tha se Putini dhe aleatët e tij janë përgjegjës për gjithçka që i ka ndodhur familjes së saj.
Cameron e përshkruan Navalnyn si njeri i cili jetën ia kushtoi ekspozimit të korrupsionit të sistemit të Putinit dhe kritikave ndaj shtetit rus.
Gjithashtu, britaniku u shpreh i nderuar që u takua me gruan e liderit opozitar. /Telegrafi/
Alexei Navalny dedicated his life to exposing the corruption of Putin’s system and speaking up for the Russian people – @yulia_navalnaya is continuing his fight.
I was honoured to meet her today. pic.twitter.com/NJkLnwxbqJ
— David Cameron (@David_Cameron) April 15, 2024