Telegrafi

David Beckham publikon fotografi të fizikut të tij të formësuar gjatë ushtrimeve, teksa Victoria nuk reziston pa e ngacmuar me një koment

Ai aktualisht po kalon një kohë cilësore me familjen e tij në Florida.

Dhe David Beckham vazhdoi me rutinën e tij të fitnesit ndërsa publikoi një fotografi të tijën pa këmishë, duke bërë një tërheqje në palestër të hënën, shkruan DailyMail.

Ish-futbollisti, 46 vjeç, shfaqi fizikun e tij të definuar, ndërsa gruaja e tij Victoria, 47 vjeçe, tregoi vlerësimin e saj për fotografinë teksa komentoi “Uau”.

Babai i katër fëmijëve iu rikthye rutinës së rregullt të stërvitjes pas periudhës festive.

Lexo po ashtu David dhe Victoria Bekcham shijojnë pushimet në Miami me jahtin e tyre afro gjashtë milionë eurosh të sapo blerë nga ish-futbollisti

David kishte veshur një palë tuta të zeza në fotografi, teksa shfaqte tatuazhet e tij të shpinës dhe krahëve.

Ish-lojtari i Anglisë shkroi në mbishkrimin e fotografisë: “Kthyer në atë”.

Kjo paraqitje e tij vjen pasi Victoria u dha fansave një paraqitje të shkurtër të jetës së saj familjare teksa ndau disa fotografi intime nga pushimet e saj të fundit në Florida në Instagram të dielën.

Çiftit së bashku me fëmijët e tyre dhe prindërit e Victorias, Anthony dhe Jackie Adams, kaluan pushimet në The Sunshine State, ku edhe pritën Vitin e Ri.

Ish-anëtarja e “Spice Girl” rijetoi disa momente të lumtura nga pushimi i tyre teksa niseshin nga Miami për një lundrim rreth Florida Keys, duke shkruar në internet: “Krijimi i kujtimeve familjare nën rrezet e diellit”.

Në një imazh, David mund të shihej duke u qetësuar në jahtin e tij “Seven”, ndërsa djali i tyre Brooklyn, 22 vjeç, dhe e dashura e tij Nicola Peltz, 27 vjeçe, ishin gjithashtu të pranishëm në jaht.

U raportua muajin e kaluar se David kishte ‘trajtuar veten’ me anijen luksoze të cilën ai e ndihmoi në projektimin pasi u frymëzua nga shëtitjet e tij detare me Sir Elton John dhe David Furnish – të cilët shpesh pushojnë në det.

Në verë, Davidi u pa në selinë e një kantieri detar italian “Ferretti” në Forli, ku shikoi jahtet dhe tani futbollisti po shijon blerjen e tij të re me gruan dhe vjehrrit e tij.

Një burim i tha The Sun muajin e kaluar: “David shikoi disa jahte gjatë verës dhe vendosi të trajtonte veten. Ai ndihmoi vetë në projektimin e varkës dhe ka qenë jashtëzakonisht i kujdesshëm me gjithçka”.

“Nuk është një super-jaht i stilit oligark, por është ende goxha luksoz sipas standardeve të kujtdo. Ai u frymëzua pas pushimeve me Elton dhe David në varkën e tyre – dhe e do jetën në ujë”, tha burimi.

David me krenari e quajti anijen e tij sipas numrit ikonik të fanellës që mbajti për gjashtë vjet ndërsa luante për Manchester United, ai gjithashtu mbante numrin shtatë për ndeshjet ndërkombëtare për Anglinë. /Telegrafi/