David Beckham po mendon të udhëtojë për në hapësirë.
E përditshmja “The Sun”, 43-vjeçari ka kohë që po e mendon këtë dhe se tani kjo gjë mund të bëhet realitet.
Nëse kjo nuk ishte e mjaftueshme, babai i të katërve me sa duket madje dëshiron të ‘godasë një top’ gjersa është në qiell.
Një burim thuhet se i ka thënë gazetës se “Është diçka që Davidi ka folur për një kohë të gjatë. Ka qenë e një diskutim i së kaluarës, por tani udhëtimi në hapësirë po bëhet një perspektivë më realiste”.
Brooklyn, 19, Romeo, 16, Cruz, 13 dhe Harper, 7, thuhet se i kanë dhënë mbështetje të atit të tyre, por që një gjë të tillë nuk po e miraton bashkëshortja e ish-futbollistit, Victoria Beckham.
Theksojmë se miliarderi Richard Branson ka themeluar një kompani që po i dërgon njerëzit për turizëm në hapësirë, të cilën gjë do t’ia mundëson edhe britanikut.
Ndryshe, çifti Beckham është raportuar kohë më parë se janë në një krizë martesore. /Telegrafi/