Telegrafi

David Alaba bën simbolin e shqiponjës (Foto)

Mbrojtësi i Bayern Munichut, Davit Alaba, ka pozuar me simbolin e shqiponjës.

Fotografia është publikuar në rrjetet sociale dhe vjen në kohën kur futbollistët e Kombëtares ndodhen në Austri për miqësoren e radhës ndaj Katarit.

Alaba luan për kombëtaren austriake dhe pas miqësores së fundit të zhvilluar në mars me kuqezinjtë, ai foli me nota pozitive për rritjen e cilësisë së lojës në pjesën e dytë.

Kujtojmë se Shqipëria do të luajë miqësore me Hungarinë para kampionatit evropian, gjersa gjendet në Grupin A me Francën, Rumaninë dhe Zvicrën. /Telegrafi/