Telegrafi

David Villa nuk ka harruar të shënojë super-gola, një të tillë e shënoi sot (Video)

Kampionati i ri në MLS fillon pas katër javësh, por David Villa, kujdeset që tu bëjë me dije kundërshtarëve se do të jetë i njëjti edhe vitin e ardhshëm me fanellën e New York City FC.

Në ndeshjet parasezonale skuadra e sulmuesit spanjoll u ndeshje me Jacksonville University ku shënuan fitore me rezultat 9-0.

Ish-futbollisti i kombëtares spanjolle ishte një nga tetë lojtarët që shënoi në këtë ndeshje.

Por goli i tij ishte më i bukur i kësaj ndeshje, pasi shënoi në mënyrë akrobatike.

Villa sezonin e shkuar e mbylli kampionatin me 22 gola nga 32 ndeshje, duke u zgjedhur edhe ‘Lojtari më i vlefshëm në kampionat’. /Telegrafi/