Kampionati i ri në MLS fillon pas katër javësh, por David Villa, kujdeset që tu bëjë me dije kundërshtarëve se do të jetë i njëjti edhe vitin e ardhshëm me fanellën e New York City FC.
Në ndeshjet parasezonale skuadra e sulmuesit spanjoll u ndeshje me Jacksonville University ku shënuan fitore me rezultat 9-0.
Ish-futbollisti i kombëtares spanjolle ishte një nga tetë lojtarët që shënoi në këtë ndeshje.
Por goli i tij ishte më i bukur i kësaj ndeshje, pasi shënoi në mënyrë akrobatike.
Villa sezonin e shkuar e mbylli kampionatin me 22 gola nga 32 ndeshje, duke u zgjedhur edhe ‘Lojtari më i vlefshëm në kampionat’. /Telegrafi/