Site icon Telegrafi

Dauti për incidentin në Kuvend: Sot u pa fytyra e vërtetë e BDI-së

Ilire Dauti, deputete e Aleancës për Shqiptarët pas incidentit në Kuvendin e Maqedonisë, respektivisht në Komisionin për Çështje Evropiane, ka thënë se sot u pa fytyra e vërtetë e BDI-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Sot u manifestua më në fund u pa që problemi i këtij pushteti është pikërisht gjyqësori. U pa qartë sot se çfarë bën BDI-ja kur i rrezikohet pushteti. Kriminaliteti u bë më se e qartë kundrejt deputetit Ilmi Aziri, ku Arbër Ademi i sulmoi verbalisht deputetin Snopçe, por ne e ruajtëm qetësinë, ndërsa na u u kthye me fyerje dhe sharje, dhe të gjithë e pamë se çfarë ndodhi. Ftojmë të gjithë qytetarët të mos bien preh e këtyre akteve vandaliste. Ne nuk ulemi në një tavolinë me vandalistë të turpshëm.

Për incidentin ka folur edhe protagonisti i incidentit, Antonio Milloshoski nga OBRM-PDUKM, duke thënë thënë se ky komision ka një kryetar nga “Perëndimi i egër”.

Më herët edhe Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë ka reaguar për incidentin, duke thënë se OBRM-PDUKM është nxitës i incidentit dhe për këtë do të përgjigjet. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Incident në Kuvendin e Maqedonisë në mes Arbër Ademit dhe Milloshoskit
Exit mobile version