Site icon Telegrafi

Dauti, Mickoskit: Urdhëra nuk pranojmë nga askush

Deputetja e ASh – Ziadin Sela në Frontin Europian, Ilire Dauti ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit, Hristijan Mickoski ku kërkon nga ajo që të thërrasë Komisionin për punë sociale, demografi dhe rini me pikë të rendit të ditës – ligjin për “branitellat”.

Dauti thotë se nuk pranon urdhra nga askush dhe edhe njëherë përsëriti se nuk do ta thërrasë komisionin kuvendor ku ajo është kryetare.

“Urdhëra nuk pranojmë nga askush, udhërrëfyes të vetëm e kemi popullin dhe zotimet tona.

Kryeministri duhet ta dijë se pushteti ekzekutiv nuk ka të drejtë të ndërhyjë në pushtetin legjislativ, aq më pak kryeministri. Është e kundërta, Kuvendi mund tu jep urdhëra funksionarëve qeveritarë.

Po e përsëris, për sa kohë nuk ofrohet zgjidhje e përgjithshme që trajton palët në mënyrë të barabartë, nuk do ta vendos atë pikë në rend dite.

Pra, urdhëra te ne jo, ruajini për te VLEN”, shkruan Dauti.

Exit mobile version