Site icon Telegrafi

Daut Haradinaj pas protestës së policëve: Kuvendi duhet të thërras seancë të jashtëzakonshme, turp për këtë qeveri injorantësh

Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka reaguar pas protestës që kanë mbajtur sot policët para Qeverisë.

Haradinaj ka kërkuar që të veprojë kryeministri lidhur me kërkesat e policëve, transmeton Telegrafi.

“Vepro kryeministër! Policia e Kosovës me kërkesa legjitime dhe shumë të arsyeshme. Kuvendi i Kosovës ta thërrasë një seancë të jashtëzakonshme për këtë temë dhe të marrë një vendim të shpejtë! Përndryshe turp për këtë qeveri injorantësh”, thotë Haradinaj në reagimin e tij.

Ndryshe, sot njësiti Special Intervenues (NJSI) dhe Sindikata e Policisë së Kosovës protestuar para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

Lexo po ashtu Për të dytën herë, Njësiti Special Intervenues proteston para Qeverisë

Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, para mediave shpalosi 15 kërkesat e tyre për Qeverinë e Kosovës.

Siç tha Zeqiri, kërkesat e tyre janë legjitime dhe kërkojnë nga Qeveria zgjidhja sa më të shpejtë.

“Kemi adresuar kërkesa me shkrim dhe kemi pasur takime me qeveritarë dhe kemi paraqitur kërkesa verbale dhe kemi dërguar në Kuvend një peticion me pakënaqësitë të policisë së Kosovës.
Policia çdo here ka qenë dhe është e përkushtuar në mbrojtje të Kosovës, bazuar në ligjet tona. Kërkojmë të plotësohen kërkesat legjitime të Policisë së Kosovës”, tha ai. /Telegrafi/

Exit mobile version