Site icon Telegrafi

Daut Haradinaj mbështet ndryshimin e misionit të FSK-së

Deputeti nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj ka përshëndetur iniciativën e presidentit Thaçi për formimin e Ushtrisë së Kosovës.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ndryshimi i misionit të FSK-së, është mundësi e mirë që Kosova të ketë forcën e saj që garanton sovranitetin dhe integritetin e këtij vendi.

Postimi i Haradinajt:

Versioni B i transformimit – ndryshimit të misionit dhe kapaciteteve të FSK-së në rrethanat ekzistuese, është një mundësi e mirë që edhe Kosova ta përmbush të vetmin kapitull që se ka pas deri sot si shtet – forcën e saj që garanton sovranitetin dhe integritetin e këtij vendi./Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version