Site icon Telegrafi

Daut Haradinaj, Hashim Thaçit: Lëri deputetët rahat, puna që po bën është antikushtetuese

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka kritikuar presidentin Hashim Thaçin lidhur me, siç ka thënë ai, “mashtrimet e tij që nuk kanë të ndalur”.

Në një komunikatë për media Haradinaj citohet të ketë thënë se Thaçi “e ka kthyer në kauzë personale marrëveshjen skandaloze me Malin e Zi”.

Lexo po ashtu Presidenti Thaçi i bindur: Demarkacioni kalon me 1 shtator (Video)

“Ai për ta ‘pshtu ftyrën e vet’ po mundohet që më çdo kusht dhe pa kursyer forma ta mbulojë këtë të keqe që vet e nënshkroi”, ka thënë Haradinaj, sipas të cilit deputetët e kanë kuptuar se kjo marrëveshje e dëmton Kosovën në territor me mbi 8.8 mijë hektarë dhe si e tillë do kundërshtohet nga ata.

“Prandaj, z. President kur don me e kuptu që ju nuk keni mandat me iu përzi vullnetit të deputetëve, por përkundrazi e keni për detyrë me ju raportu atyre. Kjo që ju po e bëni është antikushtetuese, pavarësisht qëllimeve tuja. Ti e ke kry punën tënde dhe e kemi parë se si e ke kry. Tash leri deputetët rahat”, citon komunikata deputetin Haradinaj. /Telegrafi/

Exit mobile version