Site icon Telegrafi

Daut Haradinaj, Aleksandar Vulinit: Shqiptarët s’kanë bërë dhe s’bëjnë kurrë spastrim etnik

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar ndaj deklaratave të Ministrit të Punës së Serbisë, Aleksandar Vulin.

Vulin ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare të reagojë ndaj kërcënimeve të Daut Haradinajt, për “spastrim të Kosovës nga Serbët”.

“Serbët nuk mund të jenë pengje të vëllezërve Haradinaj”, ka thënë ai, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Vulin kërkon reagim ndërkombëtar ndaj deklaratave të Daut Haradinajt

Reagimi i Haradinajt, përmes profilit të tij në Facebook, është ky: “Vulin, sa për ty dhe për shefat tu historikë, asnjë kishë serbe nuk kish me mbet në Kosovë.

Shqiptarët që ti i quan ‘terroristë’ i kanë ruajtur e kultivuar që 500 vjet, dhe atë jo për hatrin tënd, por se kështu jemi ne shqiptarët.

Ne jemi shqiptarë, edhe myslimanë edhe katolikë edhe ortodoksë, dhe e duam njëri-tjetrin.

Ju e keni prishur veten tuaj duke e vendosur fenë para kombit. Kështu mendojnë shqiptarët.

Shqiptarët s’kanë bërë dhe s’bëjnë kurrë spastrim etnik, kemi dhënë prova se jemi njerëz të fjalës dhe këtu pajtohem me të gjithë, por ndjekja nga kriminelët në Beograd do ta marr përgjigjen e njëjtë çdo herë”.

Lexo po ashtu Dauti kërcënon me luftë nëse Ramushi ekstradohet në Serbi (Video)

Daut Haradinaj, mbrëmë, në një intervistë për RTV Dukagjinin, i pyetur se çfarë do të mund të ndodhte nëse i vëllai i tij Ramushi ekstradohet nga Franca për në Serbi, ka thënë: “Munden me na fut në luftë, asgjë tjetër. Unë nuk e di për të tjerët, por unë e di për vete se në rast se gabojnë dhe bëjnë kësi veprime, atëherë të bëhen gati për tema më serioze. Nëse e duan Kosovën etnikisht pa serbë, atëherë le të bëjnë hajgare”. /Telegrafi/

Exit mobile version