Site icon Telegrafi

Datat që duhet t’i rrumbullakosni në kalendarin sportiv të 2018

Vitit 2017 i erdhi fundi dhe tani duhet të bëhemi gati për të mirat e vitit 2018 në aspektin sportiv, posaçërisht në futboll, pasi është sporti më i ndjekur në botë.

Për t’u bërë gati së më mirë, më poshtë keni tetë datat më të rëndësishme, në mënyrë që mos t’iu ikin ngjarjet.

8. Fillimi dhe posaçërisht përfundimi i afatit kalimtar të janarit

Fillon më 01/01/18 dhe në La Liga, Ligën Premier, Ligue 1 dhe Bundesliga përfundon me 31 janar, kurse në Serie A më 2 shkurt 2018.

7. Finalja e Kupë së Mbretit (21/4/18)

Gjithmonë me shpresën se aty do të ndeshjen Real Madridi dhe Barcelona, por nuk do ishte keq edhe Atletico Madridi.

6. El Clasico (05/06/18)

Kjo do të jetë El Clasico e dytë, pra Real Madridi do të jetë mysafirë i Barcelonës, për më bukur do të jetë xhiro e 36-të pra aty edhe mund të vendoset titulli në La Liga.

5. Finalja e Ligës së Evropës (16/05/18)

Ajo të luhet në Stade de Lyon të mërkurën e 16 majit nga ora 20:45.

4. Finalja e Ligës së Kampionëve (26/5/18)

Dhjetë ditë pas asaj të Ligës së Evropës, por në stadiumin SK Olimpiyskyi në Kiev, pra finalja e parë e garës më të madhe për klube që luhet në Ukrainë.

3. Fillimi i tregut të transferimeve të verës (01/06/18)

Nëse afati kalimtar i dimrit është datë për t’u shënuar, ai i verës gjithsesi edhe më shumë. A e do e transferohet Eden Hazard te Real Madridi, apo Philippe Coutinho te Barcelona? Kjo mbetet të shihet gjatë verës.

2. Fillimi i Kampionatit Botëror në Rusi (14/06/18)

Viti 2018 do të jetë special pasi është viti i Kupës së Botës, këtë herë do fillojë në Rusi me 14 qershor dhe ndeshja e parë do të jetë mes Rusisë dhe Arabisë Saudite.

1. Finalja e Kupës së Botës (15/07/18)

E gjithë bota do të kthej sytë të dielën e 15 korrikut nga Stadiumi Olimpik ‘Luzhiniki’ në Moskë, kapaciteti i të cilit është 81 mijë ulëse.  /Telegrafi/

Exit mobile version