Chelsea dhe Villareali do të përballen në kuadër të Superkupës së Evropës.
Ndeshja mes Chelseas dhe Villarealit do të zhvillohet më 11 gusht.
Kjo përballje do të zhvillohet në Irlandën e Veriut në stadiumin ‘Windsor Park’.
UEFA, ka bërë të ditur se ky duel do të luhet me prezencën e rreth 13 mijë tifozëve, të cilët duhet të kenë testin negativ të COVID-19 me vete që të mund të futen në stadium.
Chelsea sezonin e kaluar triumfoi në Ligën e Kampionëve, ndërsa Villareali në Ligën e Evropës e tani do të përballen mes vete në betejën e më të mirit për Superkupën e Evropës.
Kujtojmë se fituesi i Superkupës së Evropë do të luajë më pas në Kupën e Botës për Klube të FIFA-s. /Telegrafi/