Site icon Telegrafi

Data e 1 shtatorit edhe më e veçantë për motrat Ismaili, kujtojnë ditëlindjen e nënës së tyre të ndjerë (Foto)

Data 1 shtator simbolizon shumëçka!

Për të gjithë fëmijët e mbarë botës është data kur fillon dita e parë e shkollës, por e njëjta nuk ka ndodhur këtë vit në shtet me popullsi myslimane, shkruan Telegrafi.

Myslimanët kishin edhe më shumë arsye për të festuar këtë vit, kjo për faktin se në këtë datë sot (e premte) në të gjithë botën u kremtua festa e Kurban Bajramit.

Shumë nga figurat publike shprehën urimet e tyre të përzemërta në rrjetet sociale, duke i uruar fansat për gjithë të mirat e kësaj feste.

Lexo po ashtu Yjet urojnë festën e Kurban Bajramit (Foto)

Një datë mjaft e veçantë kjo e sotmja është edhe për këngëtaret e njohura të skenës, Adelina e Zanfina Ismaili.

Ato së bashku me motrën e tyre Emën në këtë datë kujtojnë nënën e tyre të ndjerë, Mona Ismaili, e cila kremtonte ditëlindjen më 1 shtator.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Mona për publikun ishte e njohur si menaxhere e këngëtareve Adelina dhe Zanfina, të cilave deri në vdekje u qëndroi pranë me mbështetjen e tyre.

Përndryshe, kanë qenë Zanfina dhe Ema ato të cilat kanë publikuar në InstaStory, disa imazhe emocionuese me mbishkrimin “Urime ditëlindja mami”. /Telegrafi/

Exit mobile version