Site icon Telegrafi

Improvizohet dasmë në shtëpinë e Big Brother VIP, Donaldi dhe Beatrix vazhdojnë të puthen si nuse e dhëndër

Banorët e Big Brother VIP kanë organizuar një dasmë, në kuadër të një kërkese që iu ka parashtruar “vëllai i madh”.

Tema ka qenë një dasmë jugu dhe banorët kanë zgjedhur që çifti i dasmës duhet të jenë aktori dhe Donald Veshaj dhe këngëtarja Beatrix Ramosaj.

Këta të fundit janë bërë kryelajm në mediat rozë, për shkak se kanë konfirmuar lidhjen e tyre përmes një puthje publike që e kanë dhënë para kamerave të BBV.

Në dasmën e organizuar brenda shtëpisë, Beatrix dhe Donaldi janë veshur si dhëndër, ndërsa kanë improvizuar para banorëve momentin e betimit.

Në një moment, ata madje kanë shkëmbyer puthjen e nuses dhe dhëndrit, me çka kanë ngjallur edhe më tej aludimet se afrimiteti mes tyre është serioz.

“Vëllai i madh” iu kishte dhënë për detyrë banorëve që të organizonin një dasmë jugu, në kuadër të provës së javës.

Donaldi është pritur me kritika dhe nota negative nga jashtë për shkak të kësaj afërsie me Beatrixin, kur vetëm pak muaj më parë dha indikacione se dëshironte një rikthim me ish-të dashurën e tij, prezantuesen Bora Zemani. /Telegrafi/

Exit mobile version