Telegrafi

Dasmë në Big Brother: Danjeli propozon, Fotinia thotë ‘PO’

Danjeli e ka bërë hapin e madh dhe këtë vendosi që ta bëjë brenda shtëpisë së Big Brotherit.

Gjatë javës, në dhomën e rrëfimit të dy kishin shprehur dëshirën për të çuar në një tjetër nivel lidhjen e tyre – në martesë.

Lexo po ashtu Nesër dasmë “live” në “Top Channel”, martohet çifti i Big Brother

Dhe kështu ndodhi. Danjeli doli në oborr i pari dhe më pas aty iu bashkua Fotinia.

“Nuk po e bëj këtë për shou, po e bëj se të dua shumë dhe të propozoj nëse do të martohesh me mua. Do të martohesh me mua?”, k pyetur ai.

“Po!”, ishte përgjigjja pa mëdyshje e Fotinisë. /TCH/Telegrafi/