Site icon Telegrafi

Dasmat apo koncertet – ku përfitojnë më shumë këngëtarët? (Video)

Vera përpos prodhimeve të shumta muzikore, tek ne njihet edhe si sezon i dasmave. Këto evente nuk organizohen pa këngëtarë.

Investim i madh bëhet në këto ceremoni dhe përfitimet janë të shumta. Disa këngëtarë janë përqendruar që në fillim në këto ahengje familjare.

Në një material të realizuar nga Prive flasin Blero, Ryva Kajtazi e Shkurta Gashi. Blero është më i përqendruar tek koncertet e ndërsa Ryva këtë verë 99% ka qenë e angazhuar në dasma.

Për vite me radhë ahengjet familjare i plotëson Shkurta, e cila ka qenë lajm në median rozë për shkak të një video që ka qarkulluar.

Ajo ka thënë se paratë e hedhura në dasëm nuk e kanë bërë milionere siç është përfolur. Pas shumë vitesh në dasma, 2016-ta do e gjej në skena festivalesh.

Cilat janë problemet e të mirat e këtyre eventeve e kuptoni në videon e mëposhtme./Prive.al/Telegrafi/

Exit mobile version