Është bërë e ditur tashmë se vitin e ardhshëm, këngëtari Blero Muharremi dhe modelja Afrona Dika, do të kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë.
Çifti që tani kanë nisur idetë për dasmën e tyre, e cila do të jetë glamuroze dhe me shumë të ftuar VIP.
Afrona është ajo, e cila ka nisur që tani përgatitjet për fustanin e bardhë, duke filluar të përzgjedhë vellon që do të veshë.
Këtë, ajo e bëri të ditur përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, ku shfaqej duke provuar një nga fustanet e përzgjedhur.
Modelja duket shumë e entuziazmuar për dasmën e saj, e cila që tani ka filluar të përflitet në media.
Çifti kanë disa vite që njihen me njëri-tjetrin, ndërsa u fejuan së bashku në fund të vitit 2014.
Blero ka qenë i martuar vite më parë me aktoren e njohur kosovare, Teuta Krasniqi, me të cilën së bashku ka edhe një vajzë, të pagëzuar me emrin Tara. /Telegrafi/