Një nuse e re është detyruar të dalë para altarit me ballin e qepur, pasi tavani i hotelit ku po zhvillonin ushtrimet për ceremoninë e tyre martesore u shemb dhe ra mbi çiftin dhe dasmorët.
Sarah dhe John Wenham kishin kursyer për vite për dasmën e ëndrrave të tyre në Kubë, që u kushtoi mbi 25 mijë funte ku të ftuar ishin edhe 24 mysafir special, transmeton Telegrafi.
Por Sarah kishte mbetur e përgjakur duke menduar se do të vdesë, në momentin kur tavani i hotelit Solo Rio De Luna y Mares në Kubë u shemb dhe i zuri të gjithë poshtë.
Në mesin e atyre që e pësuan ishin edhe vajzat e çiftit dhe dhjetëra dasmorë që u goditën nga tavani që u shemb.
“E gjithë ngjarja e tmerrshme ndodhi vetëm disa minuta para se të takoheshim me stafin e hotelit për të diskutuar për ceremoninë martesore, kur John vërejti se tavani filloi të lëvizë. Pas disa sekondave ra tavani mbi ne dhe na zuri poshtë. Ishte aq shumë i rëndë, sa që asnjëri prej nesh nuk mund të lëviznim.
Për fat të mirë nusja, dhëndri, fëmijët dhe dasmorët e tyre kanë pësuar lëndime të lehta trupore. /Telegrafi/