Telegrafi

Dasma në Meksikë vizitohet nga një mysafir i ‘veçantë’

Një mysafir i paftuar është kapur nga kamerat në një dasmë në Meksikë, mysafiri në fakt ishte shumë i lehtë për t’u dalluar, pasi ishte një ari i ri i zi.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, derisa paraqitja e ariut në dasmë ishte befasuese, ajo që është më shokuese është reagimi i disa prej të ftuarve atje.

Angie Disa publikoi pamjet në llogarinë e saj në TikTok, ku shkroi se ariu kishte ardhur në dasmën e kushëririt të saj në Chipinque National Park në Nuevo Leon në Meksikë.

“Ariu vetëm dëshironte ushqim”, shkroi ajo në postim.

@angiedisaHe just wanted some food ? ##smh ##SaveIt4TheEndZone ##MakeADogsDay ##myfinALLYmoment ##mexico ##wedding ##beartok ##fyp

♬ original sound – Angie Disa

Derisa videoja fillon, një ari i zi mund të shihet me duart në një tavolinë. /Telegrafi/

@angiedisaInterview with KTLA! About the bear crashing my cousins wedding ?❤️? ##beartok ##weddingcrashers♬ original sound – Angie Disa