Njëri prej çifteve të Big Brother u njohën, u dashuruan dhe po martohen brenda shtëpisë. Big Brother, natyrisht, për të respektuar familjarët e të dyve ua komunikoi familjeve respektive vendimin që Danjeli ka kërkuar të martohet me Fotininë dhe që ishte i sigurt që ajo do të thoshte po.
Big Brother siguroi familjarët, si të Danjelit, ashtu edhe të Fotinisë se fëmijët e tyre do të informoheshin për faktin që ata nuk janë dakord që kjo martesë të bëhet brenda shtëpisë së Big Brother.
As familja e Fotinisë dhe as ajo e Danjelit nuk e kanë pritur mirë vendimin e Danjelit. Ata janë kundër kësaj martese, por ishte mamaja e Fotinisë ajo që ka pranuar ta thotë kundërshtimin e saj para kamerave.
“Danjeli është një djalë shumë i mirë! Danjeli më pëlqen, por mesa di unë, Danjeli ka pasur një lidhje shtatëvjeçare, Fotinia vjen nga një lidhje katërvjeçare. Nëse ata duhen me njëri-tjetrin ta provojnë jashtë. Fotinia që njoh unë, nuk e merr një vendim për dy muaj. Nuk e di i kujt është ky vendim, por i Fotinisë nuk është. Nëse Fotinia ka vendosur të martohet pa familjen e saj, pa familjen e Danjelit, nëse e kanë vendosur le ta bëjnë, por unë nuk jam dakord që Fotinia të martohet me një lidhje dymujore aty brenda”, ka thënë e ëma e Fotinisë.
Xhirimi i nënës së Fotinisë iu tregua nga Big Brother vetë asaj, transmeton TCH.
“Mami e ka shumë gabim. Danjeli është shumë i mirë, mua më do shumë dhe unë e di që do të më dojë gjatë gjithë jetës dhe unë, po, do të martohem me të. Do t’ia vërtetoj mamit dhe të gjithëve, bashkë me Danjelin sesa vlen ai si bashkëshort”, ishte reagimi i saj.