Telegrafi

“Dasma e përgjakshme”, Rita Ora u maskua si një nuse e frikshme për këtë Halloween

Foto: Rita Ora/Instagram

Këngëtarja shqiptare me renome botërore, Rita Ora, gjithnjë ka marrë vëmendjen me maskimet e saj për festën e Halloweenit.

Vitin e kaluar, ajo i kishte lënë të gjithë me gojëhapur, teksa ishte ishte konturuar si miku i saj, këngëtari Post Malone, teksa këtë vit zgjodhi diçka më ndryshe.

Rita Ora vitin e kaluar ishte veshur si Post Malone për Halloween (Foto: Gareth Cattermole/Gareth Cattermole/Getty Images/Guliver)

Mbrëmjen e së premtes, këngëtarja e lindur në Prishtinë ndau me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi, duke treguar maskimin e saj këtë vit për Halloween.

Rita kësaj here ishte veshur si një “nuse e frikshme” me fustan të bardhë e duvak, gjersa i kishte lyer flokët me ngjyrë akuamari.

Lexo po ashtu Rita Ora në listën e 10 të famshmëve me më së shumti fitime nga kontratat me kompanitë e pijeve alkoolike

Makijazhi ndërkoshë ishte i firkshëm dhe iu përngjante shtrige, eksa lulet e kuqe të vyshkura ishin detaji që plotësuan dukjen e saj prej shtrige.

“E lumtur që ju të gjithë mund të bëheni pjesë e dasmës time të përgjakshme. Deri në vdekje, na bëj neve pjesë të gjithë kësaj”, ka shkruar Rita në setin e fotografive të publikuar në rrjetin social Instagram.

Më pas, ajo publikoi një sërë fotografish tjera, ku shihej se nga velloja e gjatë, ishte zhveshur në të brendshme duke u shndërruar tashmë në një “nuse seksi”. /Telegrafi/