Këngëtarja shqiptare me renome botërore, Rita Ora, gjithnjë ka marrë vëmendjen me maskimet e saj për festën e Halloweenit.
Vitin e kaluar, ajo i kishte lënë të gjithë me gojëhapur, teksa ishte ishte konturuar si miku i saj, këngëtari Post Malone, teksa këtë vit zgjodhi diçka më ndryshe.
Mbrëmjen e së premtes, këngëtarja e lindur në Prishtinë ndau me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi, duke treguar maskimin e saj këtë vit për Halloween.
Rita kësaj here ishte veshur si një “nuse e frikshme” me fustan të bardhë e duvak, gjersa i kishte lyer flokët me ngjyrë akuamari.
Makijazhi ndërkoshë ishte i firkshëm dhe iu përngjante shtrige, eksa lulet e kuqe të vyshkura ishin detaji që plotësuan dukjen e saj prej shtrige.
“E lumtur që ju të gjithë mund të bëheni pjesë e dasmës time të përgjakshme. Deri në vdekje, na bëj neve pjesë të gjithë kësaj”, ka shkruar Rita në setin e fotografive të publikuar në rrjetin social Instagram.
Më pas, ajo publikoi një sërë fotografish tjera, ku shihej se nga velloja e gjatë, ishte zhveshur në të brendshme duke u shndërruar tashmë në një “nuse seksi”. /Telegrafi/