Këto ditë janë shpërndarë në rrjetet sociale fotografi dhe video të mrekullueshme nga dasma e vajzës së politikanit Lutfi Haziri, Këngës, e cila është martuar së fundmi.
Ngjarja ka tërhequr shumë vëmendje, dhe imazhet e publikuara pasqyrojnë emocionet dhe momentet e veçanta të këtij eventi të paharrueshëm.
Në një video të shpërndarë, duket qartë ndjenja e thellë e babait të nuses, Lutfi Haziri, i cili shfaqet duke qarë nga emocionet gjatë ceremonisë.
Kjo skenë prekëse tregon lidhjen e fortë dhe dashurinë e thellë që ai ka për të bijën në këtë ditë të veçantë.
Nga ana tjetër, nëna e Këngës, Myrvetja, ka performuar një këngë të veçantë për të bijën gjatë dasmës, duke shtuar një ndjesi të ngrohtë dhe personale në këtë ngjarje.
Kënga e saj ka emocionuar të pranishmit dhe ka shtuar më shumë ngjyrë në atmosferën festive të dasmës.
Pjesë e familjes Haziri është gjithashtu vajza tjetër e politikanit, Lotina, e cila është e lidhur me këngëtarin e njohur Mozzik.
Kjo lidhje ka qenë gjithashtu në qendër të vëmendjes mediatike, duke shtuar më shumë interes në jetën private të familjes Haziri. /Telegrafi/