Telegrafi

Dasma e Granitit me Leonitën do të bëhet më vonë

Futbollisti shqiptar, Granit Xhaka dhe e fejuara e tij, Leonita Lekaj, me disa fotografi profesionale të veshur në rrobat e nuses dhe dhëndrit bënë publik lajmin që po martohen.

Normalisht, nga ky moment pritej edhe organizimi i menjëhershëm i dasmës me familjarë e miq në Kosovë.

Lexo po ashtu Bashkëshortja e Granit Xhakës pas një javë martese e gjen definicionin e dashurisë (Foto)

Megjithatë, një eveniment i tillë duket të mos jetë parashikuar brenda pak javëve.

Ata janë në prag të hapit të madh (Instagram)

Nga burime jo zyrtare, Prive.al ka mësuar se ceremonia do të zhvillohet më vonë shkaku i familjarëve e shokëve të Granitit që në këtë periudhë janë të angazhuar me profesionet e tyre.

E pikërisht në këtë periudhë, Leonita e shoqëruar me vajzën e axhës të Granitit ka vendosur të pushojë duke u nisur nga Prishtina drejt një destinacioni që nuk e ka bërë publik.

Momenti kur ajo tha ‘PO’ (Instagram)