Futbollisti shqiptar, Granit Xhaka dhe e fejuara e tij, Leonita Lekaj, me disa fotografi profesionale të veshur në rrobat e nuses dhe dhëndrit bënë publik lajmin që po martohen.
Normalisht, nga ky moment pritej edhe organizimi i menjëhershëm i dasmës me familjarë e miq në Kosovë.
Megjithatë, një eveniment i tillë duket të mos jetë parashikuar brenda pak javëve.
Nga burime jo zyrtare, Prive.al ka mësuar se ceremonia do të zhvillohet më vonë shkaku i familjarëve e shokëve të Granitit që në këtë periudhë janë të angazhuar me profesionet e tyre.
E pikërisht në këtë periudhë, Leonita e shoqëruar me vajzën e axhës të Granitit ka vendosur të pushojë duke u nisur nga Prishtina drejt një destinacioni që nuk e ka bërë publik.