Telegrafi

Dashuria për video lojërat – në tërmetin e fuqishëm, marokeni ‘shpëton’ vetëm PlayStation

Një fotografi e një burri i cili doli nga shtëpia e tij në mes të natës për shkak të një tërmeti të fuqishëm në Marok është bërë virale për shkak të një detaji.

Mbrëmjen e kaluar një termet i fuqishëm e goditi Marokun, dhe sipas informatave të fundit, të paktën 632 persona kanë vdekur dhe mbi 300 të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Lexo po ashtu Momenti i shembjes së një ndërtese gjatë tërmetit të fuqishëm në Marok

Në momentin kur nisi dridhja e madhe e tokës, shumë banorë u larguan nga shtëpitë e tyre dhe vrapuan nëpër rrugë, transmeton Telegrafi.

Një burrë, i cili doli me nxitim nga shtëpia, vendosi që ta merrte vetëm PlayStation-in e tij me vete.

Një fotografi e burrit i cili nuk pati kohë as të vishej, u bë shpejt virale në rrjetet sociale dhe mori një numër të madh të reagimeve.

Operacionet e shpëtimit po vazhdojnë akoma në disa qytete, teksa shpëtimtarët dhe qytetarët mundohen të gjejnë të mbijetuar të cilët kanë ngecur nën rrënoja. /Telegrafi/