Telegrafi

Dashuria për klubin nuk harrohet kurrë, tifozi gjilanas me propozimin më unik në botë për të dashurën në stadium: A do të martohesh me mua? (Foto)

Nëse je një tifoz futbolli atëherë nuk mund ta harrosh asnjëherë dashurinë që ke për klubin e zemrës.

Një rast i tillë ka ndodhur në qytetin e Gjilanit, ndryshe që nga tifozët njihet si qytet i futbollit.

Një ‘Skifter’, ka bërë një propozim unik për martesë të dashurës së tij.

E dashura e tij kishte ardhur për t’i kaluar pushimet në Kosovë nga Amerika e largët, ndërsa i dashuri i propozoi të shkojnë në stadium për ta përcjellë ndeshjen mes Gjilanit dhe Drenicës.

Djaloshi i rritur duke dashuruar skuadrën e qytetit Gjilanin, vendosi që ta befasoj të dashurën e tij pikërisht nga shkallët e stadiumit, aty ku kaloi momentet më të mira.

Vedat Kqiku (tifozi) kishte njoftuar trajnerin dhe lojtarët për ta shpalosur banerin në fund të ndeshjes që shkruante në gjuhen angleze ‘Will you marry me?’, që do të thotë në gjuhën shqipe ‘A do të martohesh me mua’.

Pasi lojtarët shpalosën banerin, Vedati i propozoi martesë të dashurës së tij e cila i ktheu një përgjigje pozitive.

Vedati mori përgjigjen që e deshi nga njeriu i zemrës së tij, falë edhe ndihmës nga dashuria e parë (SC Gjilani).

Kjo skenë është përshëndetur shumë nëpër rrjete sociale dhe është më unikja në Kosovë në vitet e fundit. /Telegrafi/