Telegrafi

Dashuria ndaj klubit mbi të gjitha – tifozi edhe në ditën e dasmës i kërkon dorëheqjen presidentit të Galatasarayt

Galatasaray është një ndër klubet më të vjetra të shtetit turk dhe fituesi i vetëm i një gare ndërkombëtare.

Megjithatë ekipi i krijuar nga djali i shkrimtarit shqiptar, Sami Frashëri, Aliu është në një pozitë të vështirë në këtë edicion të garave në Superligën e Turqisë.

Kjo ka bërë që shumë tifozë dhe analista të kërkojnë “kokën e turkut” dhe një ndër ta është presidenti i skuadrës, Burak Elmas.

Një prej tifozëve aq shumë e dëshiron dorëheqjen e presidentit, sa që në ditën më të lumtur të jetë së tij është kujdesur që t’ia përcjell një mesazh.

Një afishe me mbishkrimin “Burak Elmas Istifa” apo thënë në gjuhën shqipe “Burak Elmas jep dorëheqje” shihet se e kishte vendosur prapa veturës me të cilën do ta merrte nusen.

Kjo fotografi ka nisur të bëhet virale dhe është shfaqur edhe në emisione të ndryshme sportive në Turqi.

Ndryshe, Galatasaray është tre pikë larg zonës që e dërgon në ligën e dytë të shtetit turk. /Telegrafi/