Telegrafi

‘Dashuria ime’ – Dua Lipa shpërndan një tjetër fotografi të përbashkët me Anwar Hadid

(Foto: Instagram/dualipa)

Që nga vera e vitit 2019, Dua Lipa është në lidhje me modelin amerikan, Anwar Hadid.

Tash e një kohë, çifti janë të pandashëm, ndërsa këngëtarja e ka marrë me vete të dashurin edhe në udhëtimin e fundit në Shqipëri.

Pas takimeve zyrtare dhe vizitës që i bëri kopshtit që po e ndërton fondacioni i saj, 25-vjeçarja së bashku me familjen dhe partnerin e saj, vendosën që të shijonin disa ditë pushimi në bregdetin shqiptar.

Gjatë kësaj periudhe, Dua i ka mbajtur të informuar fansat e saj përmes rrjeteve sociale për çastet e këndshme që po i kalon në Shqipëri, ndërsa vend të madh në këto publikime ka zënë Anwar.

Lexo po ashtu Tërheqëse me bikini të zeza – Dua publikon video duke u hedhur nga anija me Anwar, teksa dëgjohet duke folur në shqip

Gjatë të dielës, këngëtarja shqiptare me famë botërore e ka publikuar një imazh të përbashkët me Hadid, të cilit i është referuar si “dashuria ime”. /Telegrafi/