Site icon Telegrafi

“Dashuria më e ëmbël”, Osmani e përqafuar nga vajzat e saj

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shpërndarë një fotografi të veçantë sot së bashku me dy vajzat e saj, buzë liqenit.

Presidentja Vjosa Osmani këtë foto e ndau në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, për 8 Mars.

“Dashuria më e ëmbël, dhurata më e bukur, vetë esenca e jetës! Sot e çdo ditë”, ka shkruar Vjosa Osmani në Facebook, transmeton Telegrafi.

Gjatë ditës Osmani ka takuar ka vizituar disa institucione të vendit për të uruar gratë që punojnë në to, me rastin e 8 Marsit.

Vjosa Osmani ka shkruar se vendimet strategjike të Republikës së Kosovës varen shpesh nga puna e padukshme, por fundamentale e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI).

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka shprehur mirënjohjen dhe respektin edhe për gratë në Shërbimin Korrektues të Kosovës, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas./Telegrafi/

Exit mobile version