Telegrafi

I dashuri i Taylor Swift, Joe Alwyn publikon imazhe gjatë pushimeve romantike në Utah

Taylor Swift dhe Joe Alwyn (Foto: Daily Mail)

I dashuri i këngëtares Taylor Swift, Joe Alwyn, ka mahnitur fansat përmes disa postimeve të ëmbla kohëve të fundit.

Përmes rrjetit social Instagram, ai është parë me një veshje të thjeshtë, ndërsa praktikonte ngjitjen në një kodër, shkruan Daily Mail.

Sipas burimeve të E News, çifti janë duke kaluar kohë romantike së bashku në Utah, ndërsa janë ndalur për të qëndruar disa ditë.

“Thjeshtë kemi ndaluar në Park City, Utah për disa ditë, para se të izolohemi sërish në Los Angeles”, është shprehur njëri nga ta.

Po ashtu, thuhet se Taylor së shpejti do të publikojë një këngë për të dashurin e saj, teksti i së cilës tashmë është publikuar në Genius.

Sipas tekstit, ajo e konsideron Alwyn si reflektim të vetes dhe diçka shumë speciale që i ka ndodhur në jetën e saj. /Telegrafi/