Site icon Telegrafi

“Dashuri që nuk mbaron kurrë” – Riyad Mahrez dhe Taylor Ward bënë dasmë për herë të tretë – kësaj radhe në Liqenin e Komos

Foto: Getty Images

Riyad Mahrez dhe Taylor Ward kanë organizuar dasmë për herë të tretë, pasi siç duket ylli i futbollit që tani luan në Arabinë Saudite dhe bukuroshja nga Cheshire nuk ‘ngopen’ me njëri-tjetrin.

Kësaj here ata i thanë po njëri-tjetrit në një mjedis të mrekullueshëm të Liqenit të Komos, Itali në villa Balbiano që njihet si ekskluzive, ku u xhirua filmi hollivudian “House of Gucci”.

Ky është një tjetër kapitull në marrëdhënien e tyre që filloi në 2020. Pas një romance të stuhishme, ata u martuan fshehurazi një vit më vonë, por lidhja e tyre e dashurisë ka vazhduar të lulëzojë me kalimin e viteve.

Para se të takoheshin me njëri-tjetrin, Mahrez dhe Taylor nuk kishin fat në dashuri. Bukuroshja ishte e lidhur me futbollistët Mason Holgate dhe Sergio Agueron, megjithatë lumturia ishte e shkurtër.

Në anën tjetër, Mahrez ishte i martuar me modelen britanike Rita Johal, lidhje që kishte nisur në vitin 2012. Kjo e fundit u bë lajm kur u pa me boksierin Deontay Wilder në një klub nate në Mançester, gjë që e la Mahrez të shkatërruar dhe thuhet se ishe arsyeja pse ata u divorcuan.

Takimi dhe dasmat 

Ward dhe Mahrez u takuan në vitin 2020 në rrugë në Mançester, kur ata shpejt ranë në dashuri çmendurisht me njëri- tjetrin. Ata u fejuan në vitin 2021, pasi anësori e dërgoi bukuroshen në Mykonos për një pushim veror mahnitës.

Ndërsa ishin në rrugën e tyre drejt pushimeve, besohet se Mahrez ra në gjunjë dhe i dhuroi Taylor-it një unazë diamanti me vlerë afër gjysmë milioni euro.

Në janar 2022, ata ecën drejt altarit në një ishull, në një ceremoni të fshehtë tradicionale islamike që njihet si “niqah”. Ishte thjesht fillimi për dyshen që duan t’i përkushtohen njëri-tjetrit në maksimum.

Në verën e vitit 2022, Taylor dhe Mahrez mirëpritën fëmijën e tyre të parë së bashku. Ata njoftuan ardhjen në jetë të vajzën e tyre, Mila në Instagram – duke shpërndarë një foto të saj.

Të lumtur, Mahrez dhe Taylor bën dasmën e tyre për herë të dytë në shtator 2023. Këtë herë ata dolën para të gjithëve, duke u martuar para miqve dhe familjeve të tyre më të ngushtë në hotelin me pesë yje ‘The Londoner’ që gjendet në zemër të West End.

Ajo dukej e jashtëzakonshme me një fustan të bardhë të bukur, ndërsa Mahrez ishte i veshur me një kostum të zi.

Mahrez dhe Taylor u bashkuan gjithashtu nga dy vajzat e lojtarit, Inaya dhe Ayla, nga martesa e tij e mëparshme, ndërsa aty ishte edhe foshnja e tyre, Mila. Bota e futbollit u bashkua në dashurinë e tyre për çiftin, pasi fotot e ceremonisë u shpërndanë në internet.

Nëse do të kishte ndonjëherë një provë të vërtetë për marrëdhënien e tyre, ishte zhvendosja në brigjet e huaja. Kur Mahrezit iu ofrua një mundësi e jashtëzakonshme – një kontratë prej 50 milionë euro në vit me Al-Ahli – ishte shumë e madhe për t’u refuzuar.

Tani, dashuria e tyre e madhe e shtyu çiftin të martoheshin për herë të tretë në mjedisin romantik të Liqenit të Komos.

Ata e bënë këtë në Villa Balbiano që njihet si më luksozja, e paraqitur në “House of Gucci”, ku morën pjesë Ridley Scott, Adam Driver, Lady Gaga dhe Jared Leto.

Ata kishin një ceremoni në natyrë, e më pas një festë me të ftuar. Taylor dukej mahnitëse me një fustan të bardhë.

Këngëtarja Leona Lewis , e cila fitoi famë në “X Factor” në vitin 2006, performoi pas dasmës, ku kishte shumë të ftuar. /Telegrafi/

Exit mobile version