Modelja Heidi Lushatku dhe boksieri i njohur Haxhi Robin Krasniqi, janë duke shijuar për momentin pushimet.
Ata kanë zgjedhur jugun e Shqipërisë si destinacion, ndërsa duket se po kalojnë çaste të mrekullueshme nën shoqërinë e njëri-tjetrit.
Këtë më së miri e vërteton edhe një fotografi e publikuar nga Heidi në rrjetin social Instagram, ku dyshja modelja shfaqet teksa përkëdhel të fejuarin e saj.
“Njeriu, burri i jetës time” (sic.), ka shkruar Lushtaku në mbishkrimin e fotografisë.
Çifti në fjalë mendojnë që vitin e ardhshëm ta kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë. /Telegrafi/