Site icon Telegrafi

“Dashuri në karantinë”, Dua Lipa tregon se del me masa mbrojtëse në qytet me të dashurin Anwar Hadid

Dua Lipa dhe Anwar Hadid (Foto: Rich Fury/Getty Images/Guliver)

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, këto ditë ka qëndruar e vetë-izoluar me të dashurin e saj, Anwar Hadid.

Përmes rrjeteve sociale, ajo i ka këshilluar fansat që të bëjnë të njëjtën gjë, derisa situata të normalizohet rreht virusit COVID-19.

Dua publikoi të premten një fotografi shumë të veçantë në InstaStory, ku shfaqej duke shtrënguar duart me të dashurin.

Dua Lipa dhe Anwar Hadid (Foto: Gregg DeGuire/Getty Images/Guliver)

Të dy kishin vënë doreza dhe ishin veshur me veshjen preventive, teksa në mbishkrimin e fotografisë, Lipa tregoi se ata dolën vetëm për të blerë gjërat e nevojshme.

Foto: Dua Lipa/InstaStory

“Dashuri në karantinë. Dita e tetë dhe ne dolëm jashtë për një blerje të domosdoshme, padyshim që jemi shumë të kujdesshëm për të mbajtur një distancë të sigurt nga njerëzit e tjerë. Nëse ju duhet të dilni në dyqane për të blerë ushqime/nevoja, atëherë ju lutemi veproni në mënyrë të sigurt, duke menduar kryesisht për njerëzit e tjerë që ju rrethojnë”, ka shkruar Dua në këtë fotografi.

Lexo po ashtu Dua Lipa prezanton ndryshimin e ri, duket tërheqëse si një bionde me baluke

E njëjta më pas pasi përfundoi blerjet, publikoi disa imazhe të tjera në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ku shfaqej teksa relaksohej në një vaskë me shkumë.

“Si ta kalojmë kohën”, shkroi 24-vjeçarja, duke bërë të ditur kështu se ka gjetur një formë mjaft argëtuese dhe relaksuese për të shtyrë kohën e saj në karantinë. /Telegrafi/

Exit mobile version