Nëse ky hulumtim vërtet është i saktë, të cilin e ka publikuar “The Sun”, ndërsa i dashuri juaj ka sy të gështenjtë dhe mjekër, do të duhej të ishit fatlume e madhe.
Pyetësori të cilin e kanë plotësuar femrat, rezultatet do të duhej të tregonin cilat atribute te meshkujt janë tregues që është i mirë në krevat.
Hulumtimi të cilin e ka publikuar “The Sun”, thekson që në 73 për qind të rasteve femrat kanë qenë të kënaqura me partnerët e tyre të cilët kanë mjekër. Nuk është e nevojshme të jetë e mirëmbajtur, vetëm të jetë mjekër.
Në krye të listës kanë qenë – meshkujt shpatullgjerë, me tatuazhe në supe, vetulla të dendura dhe ata të cilët kanë mjekër të fortë. Në listë janë gjendur edhe meshkujt të cilët kanë shputa të vogla dhe ata të cilët nuk kanë flokë.
Megjithatë, vota më së shumti me vota dhe përpjesëtimisht më mirë qëndrojnë meshkujt me flokë të dendur, me sy kafe, shpatulla të gjera dhe mjekër apo tatuazh. Me më së paku vota janë meshkujt të cilët kanë sy të kaltër, shuplaka të mëdha, mollëza të larta dhe bartin syze për të parë. /Telegrafi/