Telegrafi

I dashuri ia hodhi fëmijën katërvjeçar në lumë (Video)

Taylor Richardson ka filluar të bërtas, kur i dashuri saj Jeremiah Goodwin e ka hedhur fëmijën e saj katërvjeçar në lumë, nga një urë që ndodhet në Washington të Shteteve të Bashkuara.

Në videon e filmuar nga një i pranishëm, fëmija dëgjohet duke qarë derisa përplaset keq me sipërfaqen e ujit, transmeton Telegrafi.

Megjithëse u hodh nga afro nëntë metra lartësi, vogëlushi ka shpëtuar pa ndonjë lëndim, por vetëm i frikësuar.

Me të dalë kjo video në rrjete sociale, Policia i ka ndaluar partnerët për intervistim, ndërsa mbi Goodwin rëndon akuza për shkaktim të lëndimit të qëllimshëm.

Derisa nëna është lënë e lirë deri në ndonjë vendim tjetër, fëmija është marrë nën përkujdesje dhe po qëndron në institucion përkatës. /Telegrafi/